KQZ, përfundon regjistrimi i partive politike – (28 Gusht 2000)


KQZ, përfundon regjistrimi i partive politike – (28 Gusht 2000)

18:58 28/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Tre ditë përpara se të nisë zyrtarisht fushata elektorale e partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë bilancin e punës së deritanishme. Sipas anëtarit të këtij komisioni, Shahin Bistri me regjistrimin e 35 subjekteve elektorale, kandidatëve dhe shpërndarjen e fondeve, KQZ ka realizuar pjesën më të madhe të detyrimeve ligjore.

Shahin Bistri, anëtar i KQZ:- “Procesi i regjistrimit të partive ka përfunduar dhe KQZ ka marrë vendimin përkatës. Janë 35 subjekte elektorale dhe një koalicion. Ndërsa paraqitja e kandidatëve për kryetar komune e bashkie për këshilltarë është një proces i mëvonshëm, i cili do të bëhet mbas fillimit të punës të KZQV, ku dokumentacioni i përgatitur nëpërmjet formularëve dhe i miratuar nga KQZ, u është shpërndarë komisioneve zgjedhore dhe pranë komisioneve zgjedhore do të paraqiten pranë subjekteve përkatëse gjithë dokumentacioni, kërkesat e partive listat shumemërore dhe ky proces do të bëhet nga komisionet zgjedhore, pasi ato të fillojnë punën e tyre”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme