KQZ, pjesëmarrja në balotazh, Tirana me përqindjen më të ulët të votuesve – (15 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në orën 18, në të gjithë vendin janë mbyllur qendrat e votimit për balotazhet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Nga përqindjet që kanë mbërritur këtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton Tirana me përqindjen më të ulët, pra rreth 30% e votuesve, ndërsa në Berat është shënuar shifra më e lartë 58% e zgjedhësve.
Mbi 40% e një milion zgjedhësve, të regjistruar për raundin e dytë, kanë votuar në shkallë vendi. Sipas të dhënave paraprake të KQZ, Tirana rezulton me pjesëmarrje më të ulët, e pasuar nga Shkodra, Vlora, Lezha, Dibra, Korça, Elbasani, Durrësi, Kukësi e Berati.
Në Himarë kanë votuar rreth 30% e zgjedhësve. Sipas burimeve të KQZ-së, tërheqja e komisionerëve të PD, nuk rezulton në shifra të njëjta në të gjithë vendin. Ndërsa në të shumtën e rasteve kandidatët demokratë i kanë paraqitur tërheqjet përtej afatit ligjor./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame