KQZ: Po verifikojmë vetëdeklarimin e Elvis Roshit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Kryebashkiaku i Kavajës, në deklaratën e tij shkruan se është arrestuar në Gjermani, por nuk e mban mend arsyen, ndërsa pranon se e ka ndryshuar emrin nga Ervin në Elvis prej Nëntorit të 2002.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se, 53 këshilltarë bashkiakë nuk kanë respektuar afatet e vetëdeklarimit dhe për këtë arsye, grupet e verifikimit do t’i përcjellin këtij institucioni kërkesën për heqjen e mandatit të tyre, por emrat nuk bëhen ende të ditura.
Tv Klan