KQZ pranon kërkesën e opozitës për verifikimin e listave të votuesve (13 Prill 2001)
KQZ ka pranuar kërkesën e opozitës për verifikimin e listës së votuesve e përdorur në zgjedhjet lokale. Kryekomisioneri Celibashi ka deklarur se 425 mijë rekordet e listës B do të përfshihen në listën paraprake të votuesve që do të publikohen në datën 23 prill. Kjo listë do të verifikohet me datë 20 maj.
“Ne si KQZ e vlerësojmë këtë sensibilitet të komisionit parlamentar dhe parimisht kemi rënë dakort që të përfshihen të gjitha listat A dhe B dhe e gjitha do të shkojë për verifikim. “
Sipas Celibashit, në fazën e parë të verifimit në zyrat e Gjendjes Civile, rezultuan 7 mijë zgjedhës të paregjistruar. Celibashi ftoi Bashkimin për Demokraci të angazhohet në përbërjet e komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore të cilat merren me rishikimin e listave të votuesve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame