KQZ pritet të miratojë sot ndarjen e fondit për partitë politike


KQZ pritet të miratojë sot ndarjen e fondit për partitë politike

12:27 31/05/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë në mbledhjen e tij të sotme fondin që do t’u jepet partive politike për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga buxheti i shtetit do të jepen 65 milionë lekë, nga të cila rreth 49 milionë lekë do t’i marrin Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Konkretisht, selia rozë do të përfitojë 28 milionë lekë financime, pasi në zgjedhjet e katër viteve më parë është renditur e para me 713 mijë vota. Kurse PD do të përfitojë 20.1 milionë lekë, sepse në votimet e vitit 2013 është renditur e dyta, me 528 mijë vota.

 

LSI është renditur e treta, katër vite më parë, me 180 mijë vota dhe do të përfitojë në këto zgjedhje 7 milionë lekë. Po ashtu republikanët do të përfitojnë 2 milionë lekë, ndërsa PDIU dhe FRD do të përfitojnë 1.7 milionë lekë dhe 1.1 milionë lekë. 

 

Partitë e Skë nder Gjinushit dhe Paskal Milos llogaritet të përfitojnë secila nga 400 mijë lekë, ndërsa 10 partitë e tjera të regjistruara për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit do të përfitojnë nga 325 mijë lekë./Abc News





Të ngjashme