KQZ probleme me ndrjen e zonave elektorale – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni kombëtar i zonave elektorale, ka pranuar vetëm një pjesë të vërejtjeve teknike të partive politike, në bashkimin ose ndarjen e disa komunave. Në konsultimin e fundit përpara se projekti përfundimtar të kalojë në parlament, kryetari i këtij komisioni Sokol Fshazi tha, se të enjten do t’u paraqitet partive politike.
“Brenda javës, ne do ua dërgojmë partive politike. Ndarja e zonave do të bëhet mbi listat e votuesve të zgjedhjeve lokale, ky është detyrim ligjor, që e ka përcaktuar ligji. Listat do të merren nga KQZ, të viti 2000”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame