KQZ projekt kodi i ri elektoral – (3 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Dështon kompromisi mes pozitës dhe opozitës për ndryshimin e projekt kodit të ri elektoral. Në mbledhjen e fundit të komisionit parlamentar të ligjeve nuk është arritur konsensusi për përbërjen e drjetimit të komisoneve zonale dhe për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Demokratët kanë kërkuar që krahas përfaqësimit të njëjtë përkatësisht me tre anëtarë kryetari i komisionit të votimeve ti përkasë partisë që drejton aktualisht pushtetin lokal në komuna dhe bashki. Socialistët kanë këmbëngulur që kryetarët e komisioneve të votimeve të emërohen nga KQZ. Ndërsa nënkryetarët e këtyre komisioneve ti përkasin opozitës.
Përsa i përketë nenit 17 për KQZ, socialistët kanë refuzuar amendamentet e demokratëve me argumentin se ky është një nen kushtetues dhe ndaj për ndryshimin e tij vendos Gjykata Kushtetuese. Pas kësaj demokratët kanë vendosur të denoncojnë presidentin Mejdani dhe nenin 17 të projekt kodit elektoral në Gjykatën Kushtetuese.
Sot pasditë projektkodi i ri elektoral do të shqyrtohet nen për nen në parlament. Pas takimit të djeshëm të kryesocialistit Nano me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu mazhoranca parlamentare do ti ofroj opozitës përfaqësimin me tre anëtarë në KQZ, kundrejt katër anëtarëve të koalicionit qeveritar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame