KQZ publikon listat paraprake të votuesve – (22 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar në të gjithë Shqipërinë listat paraprake të votuesve për zgjedhjet parlamentare. Çdo shtetas dhe partitë politike, mund të bëjnë korrigjimet e emrave të votuesve në këto lista, duke iu drejtuar komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore. Listat paraprake të votuesve, do të gjenden para publikut, deri më datë 1 Qershor.
Krahas procesit të rishikimit të listave të votuesve, KQZ, do të vendos këtë javë për ngritjen e 100 komisioneve të zonave të votimit. Në bazë të kodit elektoral këto komisione zonale, do të përbëhen nga shtatë anëtarë të propozuar nga partitë që kanë rezultatet më të larta në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Këtyre komisioneve, u takon të përgjigjen për administrimin e zgjedhjeve në çdo zonë, të caktojnë kufijtë dhe të përcaktojnë vendndodhjen e qendrave të votimit. Veç përgatitjeve teknike, këto komisione do të përgatisin tabelat e rezultateve në përfundim të votimeve më 24 Qershor./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame