KQZ rrëzon Bindjen Demokratike
Bindja Demokratike nuk arriti të bindë Komisionin Qendror
të Zgjedhjeve me provat e sjella për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjevelokale të 30 qershorit në 41 bashki.Përfaqësuesi ligjor Fabian Topollaj kërkoi hapjen e kutive
të votimit në bashkitë ku Bindja Demokratike kishte dyshime se kanë votuar mëshumë shqiptarë nga sa ishin të pranishëm ditën e zgjedhjeve.Duhen bërë verifikime në sistemin TIMS, ka shqiptarë që
nuk kanë qenë fare në atdhe, dhe ndërkohë rezultojnë të jenë votues më 30qershor.”Për socialistët asnjë material i sjellë nga Bindja
demokratike nuk përbën fakt për hapjen e kutive të votimit.“Para se të
kërkoni hapjen e kutive zgjedhore, na tregoni ku kanë bërë ankim në qendrat evotimit vëzhguesit e bindjes. Mbasi të marrim këtë dokument ë është e mundshmetë bëhet nga vëzhguesi, atëherë do të shkojmë tek kutitë, tek lista dhematerialet zgjedhore. Duhen fakte, shënime që lihen në proces, për të shkuar mëtej deri tek hapja e kutive.“Gjetjet e
vëzhguesve tanë janë bërë pas mbylljeve të kutive të votimit. Kur ështëshpallur rezultati në ato qendra votimi, ata kanë konstatuar që ka pasur mëshumë vota sesa votues. Kur ta bënin ankimimin ata.”Kundër këtij pretendimi ishin edhe 4 anëtarët e mzhorancës
në KQZ.“Provë jo e jo që su paraqit po as indicie në mënyrë të
qëllimshme në të gjitha KZAZ.Ndryshe nga kolegët e tij, kryetari Klement Zguri propozoi bërjen e një sondazhi në disa qendra votimi për të parë nëse qëndrojnë pretendimet e Bindjes Demokratike, por kjo kërkesë e tij u rrëzua me shumicë votash.
Tv Klan