KQZ shpall rezultatin paraprak të zgjedhjeve
Menjëherë pas përmbylljes së numërimit të të gjitha votave në rang vendi, Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Klement Zguri ka shpallur edhe rezultatet paraprake nga zgjedhjet parlamentare të së dielës.
“
Në rang kombëtar, rezultati paraprak i zgjedhjeve i mbërritur në KQZ në rrugë elektronike përmban këto shifra:
Numri i votave të vlefshme: 1 580 778
Partia Socialiste – 763 999 vota ose 48, 33 % e kthyer në 74 mandate
Partia Demokratike – 455 481 vota ose 28.81 % e kthyer në 43 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim: 225 678 vota, ose 14.,28 % e kthyer në 19 mandate
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet: 75 938 , 4.8 % , mandate 3
Partia Social Demokrate: 14 988 vota ose 0,95 %, mandate 1
”, tha Zguri në një konferencë për shtyp.
Kreu i KQZ-së tha se “të gjitha partitë e tjera që nuk kanë kaluar pragun elektoral kanë marrë në total 44 661 vota, ose 2.8 % të votave të vlefshme.”
“
Tabulimi i rezultatit është kryer brenda 47 orëve nga momenti i mbylljes së votimit. Kjo përbën arritje për administratën zgjedhore, ndaj dua të përfitoj nga ky fakt për të vlerësuar dhe falënderuar të gjithë ushtrinë e komisionerëve dhe numëruesve. Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët janë vlerësues për këtë
”, tha Zguri. /tvklan.al