KQZ shqyrton ngritjen e komisioneve vendore në bashki e komuna – (25 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbrëmje ka deklaruar ngritjen e komisioneve vendore, pas shqyrtimit të listave të shtatë partive politike, që kanë marrë shumicën në zgjedhjet e fundit. KQZ shqyrtoi ngritjen e disa komisioneve në bashki e komuna.
Kështu është krijuar Komisioni Zgjedhor Qendror për bashkinë e Beratit, Bulqizës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit. Ndërsa numri i komisioneve të ngritura për komunat ishte shumë herë më i madh. Megjithatë disa komisione në komuna nuk arritën të krijoheshin për shkak se numri i anëtarëve rezultonte më pak se tre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë përsëri nëse me krijimin e komisioneve vendore, të cilat do të fillojnë menjëherë nga puna javën e ardhshme. Pritet të ngrihen rreth 76 komisione vendore për bashkitë dhe 309 në komuna./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego