KQZ, takime me partitë politike për emrat e anëtarëve të komisioneve zgjedhore (19 Gusht 2000)


KQZ, takime me partitë politike për emrat e anëtarëve të komisioneve zgjedhore (19 Gusht 2000)

12:51 19/08/2000

KQZ ka zhvilluar takime konsultative me partitë politike për paraqitjen e emrave të anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Nga 7 parti që do të përfaqësohen në komisione, ka marrë pjesë vetëm Partia Socialiste, Partia për të Drejtat e Njeriut, Partia Socialdemokrate dhe Partia Republikane. Ndërsa Partia Demokratike, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Balli Kombëtar, nuk i janë përgjigjur ftesës së KQZ-së.

Sipas Partisë Demokratike, KQZ-ja ka ende të tjera detyrime për të plotësuar përpara se të kërkojë emrat e anëtarëve të komisioneve në rrethe. Ne do të paraqesim emrat tanë tha Ferdinand Poni një nga drejtuesit e departamentit të pushtetit lokal në Partinë Demokratike, brenda këtij afati ligjor.

KQZ- do të vendoset përsëri për të caktuar afatin përfundimtar për dorëzimin e emrave të anëtarëve të komisioneve vendore. Nga burime pranë KQZ-së mësohet se Balli Kombëtar dhe Partia Republikane kanë konfirmuar se do të dorëzojnë shumë shpejt emrat e anëtarëve të tyre për komisionet zgjedhore vendore./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme