KQZ thirrje partive politike: Dorëzoni emrat e kandidatëve (16 Gusht 2000)
KQZ u ka bërë thirrje 7 partive që do të përfaqësohen në komisionet lokale të zgjedhjeve të dorëzojnë emrat e anëtarëve. Partitë po na pengojnë në punën tonë , ka qenë ky konstatimi i të gjithë anëtarëve të KQZ-së. Kështu ky komision ka vendosur që të presë partitë të dorëzojnë emrat e anëtarëve që do të përfaqësojnë ato në komisionet lokale deri nesër, në të kundërt do të mbeten pa u përfaqësuar.
Ndërkohë KQZ është në pritje të praqitjes së emrave të kandidaturave për kryetar komune dhe bashkish nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. Sa më shpejt të na i sjellin kandidaturat deklaroi një nga anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, aq më shumë na ndihmojnë në përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 1 tetorit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego