
KQZ thirrje qytetarëve
Kreu i KQZ i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë komisionerë të KZAZ në mungesë të përfshirjes së opozitës në këtë proces. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, KQZ u ka dhënë mandatin e deputetit dhe 3 kandidatëve nga listat e 2 partive të opozitës.
Adriatik Alimadhi, kreu i partisë Balli Kombëtar, Arben Elezi nga listat e PD dhe Ambra Borova nga ajo e LSI në Shkodër janë deputetët më të rinj, që i shtohen radhëve të opozitës. Ata do të betohen në seancën e ditës së nesërme.
Tv Klan