KQZ zhvendos zyrat nga Pallati i Kongreseve (7 Dhjetor 2000)


KQZ zhvendos zyrat nga Pallati i Kongreseve (7 Dhjetor 2000)

15:44 07/12/2000

Dhe telashet nuk kanë të sosur për KQZ-në. Në një kohë që janë shtuar zërat për dorëheqje të mundshme të disa prej anëtarëve, këtij komisioni i duhet të braktisë zyrat dhe ambjentet e tjera të zëna në Pallatin e Kongreseve. Sipas shkresës së dërguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, në këtë komision, afati i fundit për zhvendosjen e bazës materiale madhore në drejtim të magazinave të Lundrës, është dita e nesërme.

Në projektbuxhetin e ri të KQZ-së janë planifikuar 64 milion lekë të reja për funskionimin e këtij komisioni. Fondet e pamjaftueshme nëse nis rishikimi i plotë i listave të votuesve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme