KQZV në Korçë probleme me listat e votuesve – (18 Maj 2001)


KQZV në Korçë probleme me listat e votuesve – (18 Maj 2001)

15:06 18/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare është shtuar edhe puna për komisionet zgjedhore vendore dhe njëkohësisht edhe problemet. Një nga shqetësimet më të dukshme mbetet verifikimi i listave të votuesve. Në qytetin e Korçës, mjaft qytetarë që nuk gjejnë emrin në lista i janë drejtuar komisionit qendror zgjedhor të këtij rrethi.

Partia Demokratike në Korçë, pas zgjedhjeve të 1 Tetorit deklaroi se i kishin mbetur pa regjistruar afro dy mijë zgjedhës. Këto ditë ajo bëri të ditur se ka përgatitur një listë me mbi një mijë votues, që pretendojnë që nuk janë regjistruar. Në lidhje me këtë problem, komisioneri Fatmir Dervishi deklaron:

Fatmir Dervishi:- “Kuptohet koha është shumë e kufizuar për të bërë këtë proces, sepse nuk na janë krijuar kushtet optimale në gjendjen civile për të punuar. Shpresojmë që ta zgjidhim këtë problem”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme