Krasniqi fiton titullin Interkontinental


Krasniqi fiton titullin Interkontinental

17:20 16/07/2016

Një tjetër shqiptar vendos emrin në olimpin e boksit botëror.

Robin Haxhi Krasniqi fitoi titullin Interkontinental në verisonin WBO në peshën super të mesme.

Boksieri mundi me pikë pas 12 raundeve rivalin e tij nga Kazakistani Jurgen Doberstein.

Sfida e zhvilluar në Saarbruecken të Gjermanisë, nisi e tensionuar ashtu siç ishte edhe atmosfera që i parapriu ngjitjes në ring të dy boksierëve.

Gjithsesi, me kalimin e raundeve të parë, Krasniqi vendosi ritmin e tij në ring, duke vendosur jo pak në vështirësi kundërshtarin.

Ky i fundit arriti të ekuilibrojë vetëm në disa momente sfidën, por nuk rrezikoi boksierin shqiptar.

Dominimi i Krasniqit në ring u zyrtarizua në raundet e fundit.

Pikërisht në raundin e 10-të dhe 11-të ai i dha disa goditje të forta Doberstein, por boksieri kazak arriti të rezistojë, duke evituar mbylljen e sfidës me KO.

Gjithsesi, në fund votimi i tre gjyqtarëve ishte unanim, duke i dhënë Robin Haxhi Krasniqit gjerdanin e kampionit Interkontinental në federatën WBO dhe WBA.

Ky triumf merr më shumë vlera edhe për faktin që boksieri shqiptar ndeshjej për herë të parë në peshën super të mesme.

Po ashtu, kjo ishte fitorja e 46-të në karrierën e Krasniqit që vendos emrin e tij në majat më të larta të boksit botëror.

Tv Klan






Të ngjashme