Krasniqi “thumbon” Tiranën para derbit


Krasniqi “thumbon” Tiranën para derbit

15:27 21/09/2016

Java e Derbit të Kryeqytetit, nisi me thumbime nga lojtarët e Partizanit. Mbrojtësi i të kuqve, Gëzim Krasniqi nuk ngurroi të kujtonte se bardheblutë kanë kohë që nuk e fitojnë derbin duke treguar se edhe këtë sezon janë superior.

Gëzim Krasniqi, futbollist i Partizanit: 

Ua kemi marrë dorën, përherë i kemi mundur, të paktën këto dy vitet e fundit flasin shumë qartë. Tirana kur barazon me ne bën festë, ne nuk dalim gjithë javën nga shtëpia nëse barazojmë.

Tirana nuk e fiton derbin prej 7 shkurtit të 2014 ku në nëntë takime 4 janë mbyllur me suksesin e Partizanit dhe 5 në barazim.

Gëzim Krasniqi pati probleme fizike ditët e fundit, por pritet të jetë gati për ndeshjen e javës së katërt. Derbi Partizani – Tirana do të luhet të dielën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, ku tifozëve të Tiranës i janë një pjesë e tribunës së mbuluar dhe ato. /TV KLAN






Të ngjashme