Kredia greke financon familjet në Elbasan (18 Gusht 1999)


Kredia greke financon familjet në Elbasan (18 Gusht 1999)

13:06 18/08/1999

300 milion lekë për 300 familjet e pastreha nga kredia greke. Thërrime të vogla shprese për 300 familje elbasanase që humbën shtëpitë nga firmat piramidale. Bashkia e Elbasanit ka përfituar një shumë fare simbolike nga kredia greke prej 5 miliard dhrahmish. Çdo familje përfiton shumën prej 1 milion lekësh të vjetra. Fondi i akorduar për Bashkinë Elbasan do të përdoret vetëm për blerje shtëpish dhe jo për investime në ndërtime të reja. Një komision i posaçëm në Bashki do të përcaktojë një numër të kufizuar familjesh të cilët do të përfitojnë nga kjo kredi.

Ky komision ka grumbulluar dokumentacionin nga 5 rajone të Bashkisë që në bazë të kritereve të kërkuara do të vendosë cilat nga 300 familjet do përfitojnë. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Administrimit në Bashki ende nuk është përcaktuar fondi kufi nga Qeveria për një familje. Kur ky fond të përcaktohet atëherë shuma do të harxhohet duke u përpjestuar në mënyrë të barabartë. Banka e Kursimeve shumën në fjalë do tia përkthejë entit të banesave dhe enti do të kryejë shitblerjen./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme