Kredia greke, të pastrehët – (10 Korrik 1999)


Kredia greke, të pastrehët – (10 Korrik 1999)

22:22 10/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

2.4 miliard lekë është fondi total në dispozicion për tu përdorur gjatë këtij viti kundrejt familjeve që kanë humbur banesat e tyre nga rënia e skemave piramidale. 5481 familje ose apartamente është numri i rregjistruar dhe miratuar nga organet e pushtetit lokal në vitin 1998.

Këshilli i Ministrave ka përgatitur projekt vendimin për miratimin e shpërndarjes së fondeve sipas rretheve dhe procedurat e miratimit të familjeve që përfitojnë dhe kushtet e dhënies së kredisë në kuadrin e asaj greke dhënë për strehim.

Zv/ministri i Punës dhe Transporteve sqaron këtë akt-marrveshje midis dy palëve sipas të cilës 10% e kredisë përdoret për blerje banesash dhe 90% e saj për investime në banesa të reja. Ndërsa kontributi i shtetit për familjet e pastreha vjen nga Banka e Kursimeve, e cila ngarkohet të jap kredi për ndërtim ose blerje banese pas listës të përcaktuar nga pushteti lokal.

Fondi që do të përdoret gjatë këtij viti është 733 milion lekë dhe afati i shlyerjes së kësaj kredie është 25-vjeçar. Kthimi i kredisë bëhet në këste mujore. Familje të pastreha do të quhen edhe ato që jetojnë në banesa ish-pronë private, të cilat do të përfitojnë subvencion falas rreth 30%./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme