Kreditë e këqija arrijnë në 13.2% të totalit
Kreditë e këqija kanë arrritur nivelin më të ulët të 7 viteve të fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2017-ës, ky portofol zbriti në 13.2% të totalit të huave që janë dhënë nga bankat, duke u përgjysmuar krahasuar me kulmin që arritën në vitin 2013-ë, dhe me 5% krahësuar me një vit më parë.
Kreditë që nuk kthehen, rezultuan në 720 milion dollarë, nga 1 miliard që ishte kjo shifër në fund të vitit 2016-ës.
Rënia ka ndodhur kryesisht falë fshirjes së kredive nga bilancet e bankave, një masë kjo e cila ndodh në fund të çdo viti.
Tv Klan