Kreditorët e VEFA-s kërkojnë lirimin e Vehbi Alimuçaj (3 Shkurt 1999)


Kreditorët e VEFA-s kërkojnë lirimin e Vehbi Alimuçaj (3 Shkurt 1999)

09:28 03/02/1999

Shoqata e kreditorëve të VEFA-s kërkon lirimin e bosit të kësaj kompanie Vehbi Alimuçaj. Në takimin me kryeadministratorin Farudin Arapi përfaqësia e kreditorëve ka shprehur rezerva në lidhje me procesin e transparencës si dhe ka paraqitur disa kërkesa.

Kërkesa e parë është që nuk është bërë transparenca, kërkesa e dytë është që janë vjedhur paratë nga pushtetarë, politikanë, etj. Kërkesa e tretë që mbahet Vehbi Alimuçaj thjesht vetëm sepse ai ndoshta është pengesa kryesore për këta që mund të deklarojë më botërisht se cilët janë ata që kanë vjedhur lekët.”

Ndërkohë kreu i transparencës Fahrudin Arapi pasi ka mohuar gjetjen e transfertave të VEFA-s në Zvicër ka argumentar mosplotësimin e disa prej kërkesave të kreditorëve.

Shoqëria VEFA është një skemë e mirëfilltë piramidale dhe mashtruese. Procesi i lirimit të ish presidentit të kësaj shoqërie, Vehbi Alimuçaj, është çeshtje që e kanë organet e Prokurorisë. Kështuqë gjithçka që ata kërkojnë në grupin e transparencës nuk ka mbështetjen ligjore. “

Përfaqësuesit e kreditorëve kondicionojnë plotësimin e kërkesave me rinisjen e protestës./tvklan.al






Të ngjashme