Krem bizele dhe mente (Video)


Krem bizele dhe mente (Video)

18:12 29/03/2019

Përbërësit:

300 gr bizele

3 vezë

1 baguette

Lule kungulli

Qepë e njomë

Mente

Borzilok

Pak sallatë jeshile

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë kripë dhe vendosim bizelet që të ziejnë. Presim bukën në feta, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe e vendosim në tigan që të theken. Në një tas vendosim lulet e kungullit, i marinojmë më kripë, piper, vaj ulliri, borzilok dhe i skuqim në një tigan. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim qepën, më pas shtojmë sallatën jeshile, menten dhe borzilokun. Më pas shtojmë në të njëjtën tenxhere bizelet e ziera dhe pak nga ujë. I lëmë të ziejnë për pak minuta bashkë. Pasi të ziejë e vendosim në mikser dhe e bëjmë krem. Brusketat e thekura i dekorojmë me lule kungulli dhe pak bizele të ziera.

/tvklan.al






Të ngjashme