Krem brokoli me avokado (Video)
Përbërësit:
800 gr brokoli
50 gr ujë
100 gr arra
30 gr majdanoz
3 thelpinj hudhër
1 arrë kokosi
1 lugë kafeje spec djegës
1 avokado
1 bukë fshati
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim brokolit që të ziejnë. Në një tigan me vaj ulliri skuqim disa thelpinj hudhër dhe qepën, shtojmë pak spec djegës. Pasi i kemi skuqur shtojmë në tigan edhe brokolit e ziera dhe vazhdojmë i skuqim.
Mbështiellim dy vezë me qese pelikul dhe i ziejmë. Presim në feta bukën dhe e thekim në tigan të marinuar me vaj ulliri kripë dhe piper. Thyejmë arrën e kokosit dhe lëngun e saj e vendosim në mikser bashkë me brokolin që skuqëm me qepë dhe hudhër dhe gjysmë avokado. Shtojmë edhe majdanoz kripë dhe piper dhe është gati.
Gjysmën tjetër të avokados dhe arrën e kokosit e presim në feta të holla për të përgatitur brusketat.
Vendosim në pjatë supën, mbi të brusketën me avokado, arra, arrë kokosi dhe vezë të zier.
/tvklan.al