Kremtohet 22-vjetori i epopesë së UÇK-së
Ceremoni shtetërore në nder të familjes Jashari
Janë bërë 22 vjet nga vdekja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Për nder të kësaj dite që njihet edhe si Epopeja e UÇK-së, janë organizuar aktivitete të shumta.
Në kazermën ushtarake që mban emrin e “Adem Jasharit”, është organizuar ceremonia e parakalimit të ushtrisë para krerëve të shtetit.
Ndryshe nga dita e pavarësisë ku u mbajtën dy ceremoni njëra për Presidentin dhe tjera për kryeparlamentarin e Kryeministrin, kësaj radhe është organizuar një ceremoni e përbashkët. Presidenti Hashim Thaçi para ushtarëve duke kujtuar sakrificën e Jasharajve, ka thënë të ketë marrë përkrahje nga Pentagoni për pajisjen e ushtarëve të FSK-së me armët më moderne dhe të sofistikuara.
“Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani: Qytetarët në ju dhe në Aleancën e hershme dhe të përhershme me shtetet mike të Kosovës shohin garancinë se edhe eshtrat e heroit Isa Boletini në veri të vendit dhe kulla e tij janë të paprekshme dhe të pacënueshme.
Kryeministri Albin Kurti: Populli është burimi dhe kuptimi i sovranitetit të shtetit. Qëllimi ynë është aleanca me SHBA-në dhe këtë aleancë nuk mund ta cenojë askush”.
Ndërsa paradite është organizuar një seancë solemne ku u vlerësua lart kontributi i të rënëve të UÇK-së e në veçanti i familjes Jashari.
Ndërsa Presidenti ka dekoruar femrat që që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke çmuar kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Nderime janë bërë edhe në Prezak.
Tv Klan