Kremtohet dita e ujit të bekuar


Kremtohet dita e ujit të bekuar

16:00 06/01/2020

Besimtarët sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin në ujë

Besimtarët ortodoks kanë sfiduar temperaturat nën zero  për të kremtuar ditën e ujit të bekuar.

E konsideruar si dita e pastrimit të shpirtit nga mëkatet, të rinjtë në disa qytete në vend nuk kanë nguruar të futen në ujë për të kapur kryqin.

Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni.

Në ujë u hodhën tre djem, por kryqi i bekuar u kap nga 19- vjeçari, Julian Shqau nga Gjinari.

Në Durrës ceremonia nisi në kishën e qytetit e pas kësaj në sheshin para kalates nr.5 te portit, aty ku u zhvillua edhe hedhja simbolike e kryqit në ujë.

Me fat në qytetin bregdetar ishte 30- vjecari Nikolli Bici.

Edhe në qytetin e Fierit është bërë kremtimi i ditës se Epifanisë, që simbolizon për besimtarët ortodoksë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.

Tv Klan






Të ngjashme