Krenar Zeneli kalon ndeshjen e parë
Bokiseri shqiptar arrin sukses në kualifikueset olimpike
Sporti ende nuk po dorëzohet tërësisht ndaj koronavirusit. Turneu boksit kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020 po mbahet në Londër këto ditë. Aty garojnë edhe sportistë shqiptarë, të cilët e patën të vështirë mbërritjen deri atje.
Në këtë situatë Krenar Zeneli triumfoi në përballjen e parë për peshën deri 57 kg ndaj boksierit moldav Dorin Bucsa e zhvilluar të shtunën. Zeneli triumfoi me pikë 3–2, duke arritur në fazën e 1/8.
Krenar Zeneli duelin e radhës do ta ketë të hënën Jose Quiles Brotons. Kjo sfidë do të jetë e rëndësishme, pasi suksesi do ta kualifikonte 23-vjeçarin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Tv Klan