Kreu i Gjykatës Administrative kalon Vetting-un


Kreu i Gjykatës Administrative kalon Vetting-un

09:08 07/02/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Eriol Roshin, kreun e Gjykatës Administrative në Tiranë.

Roshi doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për t’u njohur me rezultatet për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. /tvklan.al






Të ngjashme