Kreu i ISHP: Mund të bëjmë 500 testime në ditë


Kreu i ISHP: Mund të bëjmë 500 testime në ditë

19:39 14/04/2020

“Me rëndësi masat e distancimit social”

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico thotë se institucioni që ajo drejton mund të kryejë deri në 500 testime në ditë, por deri tani kjo shifër ka qenë e panevojshme, pasi strategjia e ndjekur është ajo e gjurmimit të rasteve dhe që ka rezultuar e efektshme.

Fico nënvizon se strategjia ka marrë mbështetjen e ekspertëve dhe se duhen shmangur përplasjet politike.

Në një intervistë në edicionin e lajmeve të Televizionit Klan, Fico thotë se së fundmi kurba e infektimeve ka pasur një trend zbritës, por gjithçka do të varet nga zbatimi i rregullave nga qytetarët.

Kreu i ISHP-së tha se i rëndësishëm është edhe ulja e numrit të pacientëve në spitalet Covid.

Tv Klan






Të ngjashme