Kreu i PD Berisha pranon të takohet me Nanon – (22 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka pranuar të ulet në tryezë me kundërshtarin e tij, kreun socialist Fatos Nano. Nano disa ditë më parë i ka nisur ftesën kreut demokrat, me të cilin ka disa vite, që nuk është takuar. Më në fund Berisha ka dhënë OK, por të mos takohet vetëm për vetëm me të.
Parti Demokratike vazhdon të këmbëngul, që kryetari Berisha të paraqitet në takim me aleatët e tij opozitarë. Sipas drejtuesit të PD-së, tryeza domosdoshmërisht do të jetë politike, përderisa takohen liderët e dy partive. Ata deklaruan sot se dialogu po ecën mbarë, përderisa nga të dyja palët ka ftesa për të trajtuar mosmarrëveshjet në tryeza./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego