Kreu i Policisë së Tiranës merr pjesë në konferencën e policive të kryeqyteteve të Evropës


Kreu i Policisë së Tiranës merr pjesë në konferencën e policive të kryeqyteteve të Evropës

19:29 27/09/2017

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu mori pjesë në Konferencën e 39-të të policive të kryeqyteteve të Europës, e cila u mbajt në Lisbonë me temë: “Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë  rrugët  dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore”

Gjatë punimeve të konferencës, Ardi Veliu zhvilloi disa takime me homologët e tij nga kryeqytete të ndryshme të Europës. Në konferencë u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Tiranë.

Në fund të konferencës, pjesëmarrësit e 36 delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksuan:

-Krijimin e një komiteti pune për t’i propozuar Bashkimit Europian, mbështetje për sponsorizimin e Konferencave vjetore për policitë e kryeqyteteve të Europës.

-Krijimin e një komiteti pune të përbërë nga disa forca policore të pranishme, që të propozojnë krijimin e “EUROCIVPOL”, i cili të aprovohet nga autoriteti kombëtar, qëllimi kryesor i të cilit të jetë përmirësimi, kooperimi dhe shkëmbimi i praktikave midis forcave policore dhe komunitetit qytetar.

-Rëndësinë e policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marëdhënieve midis policisë dhe komunitetit.

-Të bëhet me dije, që është e rëndësishme përmirësimi i trajnimeve operacionale dhe taktikave të shërbimeve që reagojnë për herë të parë ndaj akteve terroriste.

-Të kuptohet që është thelbësor përmirësimi i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit online, rekrutimi dhe marrja e masave, për implementimin e mekanizmave parandalues.

-Të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e mekanizmave sigurues dhe të shkëmbehet informacion midis forcës policore dhe qytetarëve.

-Të njohë që është esenciale shkëmbimi i informacioneve operative dhe rritja e kapaciteteve të inteligjencës për parandalimin e terrorizmit.

-Të kuptohet që forcimi i bashkëpunimit midis policive kryeqytetase është me rëndësi madhore, kryesisht investim në forcën policore, rendin publik dhe policinë investiguese.

-Të theksojë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim midis policisë për mbështetje civile dhe ndihmë mjekësore në rastet e ngjarjeve madhore.

-Të njohë që policia inteligjente, bazuar në skenare, kërcënime apo vlerësim rrisku, mbledhja e informacioneve, është esenciale në menaxhimin e ngjarjeve madhore. /

tvklan.al






Të ngjashme