Kreu vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu


Kreu vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu

17:57 27/08/2016

Gjirokastër- Një i ri, i akuzuar për vjedhje me armë, ka rënë në pranga. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Luiz Sinanaj , 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Sipas të njëjtave burime, ndalimi i tij u bë në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015, i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë në datë 03.03.2015, në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy aparate celularë dhe automjetin tip “Mercedes “, me targa IMZ  8995.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale të “Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim ” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit “.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme