Krichbaum: Reforma, palët të gjejnë kompromisin


Krichbaum: Reforma, palët të gjejnë kompromisin

20:00 29/06/2016

Rruga më e mirë për një reformë të suksesshme në drejtësi është miratimi i saj me konsensus. Pas takimeve që pati me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës Kryetari i Komisionit për Çështjet e Integrimit në parlamentin gjerman Gunther  Krichbaum tha se palët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për gjetjen e një kompromisi.

Gunther Krichbaum, Kryetari i Komisionit për Çështjet e Integrimit:

“Data 21 Korrik është vendimtare përsa i përket kësaj çështje, sepse duhet marrë një vendim. E rëndësishme është që në fund të këtij procesi të kemi një reformë në të cilën të gjejnë veten të gjitha palët e përfshira dhe natyrisht që qeveria dhe opozita duhet të ecin në të njëjtën urë dhe të gjejnë një kompromis.”

Për deputetin gjerman më e rëndësishme sesa miratimi i reformave është zbatimi i tyre. Ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që në rast të moszbatimit siç duhet Shqipërisë t’i hiqet statusi i vendit kandidat.

Gunther Krichbaum, Kryetari i Komisionit për Çështjet e Integrimit:

Në qoftë se neve në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionoin ashtu siç duhet atëherë edhe na duhet të përsiatemi dhe në fund të ditës të marrim vendimin që t’ua heqim statusin e vendit kandidat.”

Sipas Krishbaum Bundestagu gjerman do të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha proceseve që lidhen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Tv Klan






Të ngjashme