Krijesa “djall” tmerron njerëzit me fytyrën si njeri
Një gjallesë e çuditshme me fytyrë dhe tipare të ngjashme me njerëzit ka tmerruar banorët e një fshati në Indi.
Sipas “Fox News” pamjet e dhisë që u përshkrua si “djall” në rrjetet sociale u përhapën me shpejtësi në rrjet. Videoja u kthye në sensacion pasi Samiraa Aissa e ngarkoi videon në Facebook me 17 Gusht, duke shkruar “Një krijesë e çuditshme është zbuluar në Indi. Kafsha, format e së cilës i ngjajnë qenieve njerëzore ka terrorizuar një fshat të tërë”. Dhia “Djall” më pas tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të strukturës së fytyrës. Kjo është dhia e dytë që shkakton tmerr tek njerëzit në javët e fundit, raporton “Fox News”. Në muajin korrik, një edh i sapolindur tmerroi njerëzit me fytyrën e tij prej demoni në Argjentinë. /tvklan.al