Krijohet insulina tabletë


Krijohet insulina tabletë

13:42 27/06/2018

Krijohet insulina tabletë, e cila në të ardhmen mund të zëvendësojë injeksionet për rregullimin e glicemisë. Formula orale është krijuar në Universitetin Harvard dhe mban firmën e studiuesit Samir Mitragotri.

Sipas tij eksperimentimet mund të nisin pas 3-5 vjetësh dhe medikamenti në laborator ka treguar se është i qëndrueshëm, si në temperaturë ambienti, ashtu edhe në frigorifer.

Gjithashtu nga eksperimentet e kryera deri tani tek kavjet, insulina kokërr ka pasur efekt shumë të mirë, duke reduktuar në mënyrë të dukshme gliceminë në harkun kohor prej 12 orësh deri në 45%.

Hapi i ardhshëm do të jetë testimi mbi kafshë të tjera të ngjashme me njeriun dhe nëse edhe aty rezultatet do të jenë pozitive, mund të nisin studimet klinike mbi njeriun. Kjo formë e re do të kishte shumë avantazhe në krahasim me metodën aktuale, atë të injektimit.

Deri më sot studimet mbi realizmin e një ilaçi të tillë kanë dështuar, pasi insulina kokërr shkatërrohej në aparatin  tretës pa arritur të hynte në qarkullimin e gjakut. Por studiuesit kësaj here janë optimistë për shkak të përmirësimit të bioteknologjisë.

Klan Plus






Të ngjashme