Krijohet këshill i ri i ministrave në Kosovë – (4 Dhjetor 2000)


Krijohet këshill i ri i ministrave në Kosovë – (4 Dhjetor 2000)

15:14 04/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një këshill i ri ministrash. Kjo është e reja e fundit e zbuluar nga kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, pak para largimit të tij nga UMNIK-u. Këshilli do të përbëhet nga kryesuesit e departamenteve ekzistuese dhe do të jetë një forum, ku do të diskutohen vendime të ndryshme me karakter administrativ.

Pak para largimit të tij, kryeadministratori Kushner, ka bërë ndryshime në strukturat e përbashkëta politike. Një këshill ministrash do të ulë në tavolinë, kosovarë dhe ndërkombëtar, për të implementuar vendimet e këshillit të përkohshëm administrativ dhe këshillit tranzitor. Zëdhënësja e UMNIK-ut, Suzan Manuel thotë, për TV Klan, se këshilli do të fillojë punën që prej 7 Dhjetorit dhe do të përbëhet nga drejtuesit e 20 departamenteve të strukturave të përbashkëta ekzistuese./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme