Krijohet klasa e re e antibiotikëve


Krijohet klasa e re e antibiotikëve

21:20 26/12/2020

Krijohet klasa e re e antibiotikëve kundër baktereve rezistente. Prej kohësh OBSH kishte deklaruar se rezistenca ndaj antibiotikëve ishte dhe është një ndër 10 kërcënimet kryesore për shëndetin publik të racës njerëzore.

Dhe kështu është arritur të krijohet kjo klasë e re, që funksionojnë në mënyrë të dyfishtë, duke goditur mikroorganizmat dhe njëkohësisht duke aktivizuar mbrojtjen imunitare.

Studimi mban firmën e kërkuesve amerikane të universitetit Wistar dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.

Falë modeleve në kompjuter, kërkuesit kanë analizuar miliona molekula derisa kanë gjetur ato më efikaset në gjendje të kryejnë funksionet e duhura, pra të vrasin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve normalë dhe nga ana tjetër të përmirësojnë dhe forcojnë përgjigjen imunitare natyrale të organizimit të njeriut./tvklan.al






Të ngjashme