Krijohet Koalicioni për Mbështetjen Sociale të Fëmijëve në Zonat e Përmbytura


Krijohet Koalicioni për Mbështetjen Sociale të Fëmijëve në Zonat e Përmbytura

13:21 12/01/2010

Me iniciativën e Njësise Bashkiake numër 10, si dhe me ndihmën e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Këshillin Rinor Shqiptar u krijua Koalicioni për Mbështetjen Sociale të Fëmijëve në Zonat e Përmbytura në veri të vendit.

Sipas organizatorëve, krahas ndihmave në ushqime për familjet e përmbytura, fëmijët do të kenë një kujdes të veçantë në këtë projekt, i cili do të angazhohet në zhvillimin e aktiviteteve rekreative.

Këto tre subjekte kanë vënë në dispozicion dhe një automjet, i cili do të shërbejë për aktivitete të ndryshme sociale e kulturore në dëfrimin e fëmijëve.

Tv Klan






Të ngjashme