Krijohet në laborator njeriu – derr
Gjysmë njeri, gjysmë derr… për herë të parë në historinë e njerëzimit, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë në laborator embionë hibridë.
Këto embrionë u rritën brenda një dose dhe përmbanin sasi të “vogël” indesh të njeriut. Shpresa e shkencëtarëve është që një ditë kjo teknikë do të mundësojë rritjen tek derri të organeve të plota me qeliza njerëzore, për të shpëtuar njëherë e mirë nga mungesa e organeve për transplant. “Kimera”, ose ndryshe hibridi njeri – kafshë, u krijua duke injektuar qeliza njerëzore në embrion derri dhe më pas u implantua tek dosa. Qelizat staminale njerëzore u rritën dhe formuan një pjesë të indeve në embrionin e derrit, ndonëse ato nuk u kthyen në derrkucë, teksa u hoqën pas 28 ditësh. Sipas ekspertëve, sasia e indeve njerëzore që u rrit në embrionin e derrit ishte e “vogël”. Për të krijuar organe të plota të përbëra nga qeliza njerëzore do të ishte e nevojshme që të përdorej teknika e transplantimit. Por ky është konsideruar një hap i rëndësishëm drejt misionit që një ditë të jetë e mundur rritja e organeve njerëzore tek derrat apo tek kafshët e tjera. Grupi i shkencëtarëve nga Instituti Biologjik i Studimeve Salk në San Diego dhe Universiteti Katolik i Murcias në Spanjë përdorën rreth 1500 embrionë derrash për të realizuar objektivin e tyre, si dhe 40 njerëz, përfshirë fermerë derash. Qelizat staminale u morën nga lëkura e fëmijëve të vegjël që iu ishin nënshtruar rrethprerjes./tvklan.al https://www.youtube.com/watch?time_continue=136&v=A8B_gFiOQf8