Krim i dyfishtë në Lushnje, burri vret gruan e më pas veten – (23 Mars 2001)


Krim i dyfishtë në Lushnje, burri vret gruan e më pas veten – (23 Mars 2001)

19:38 23/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Burime nga policia e komisariatit të Lushnjes, njoftojnë se shtetasi Emin Bullari 38-vjeç nga fshati Gramsh i këtij rrethi, ka vrarë me armë zjarri të shoqen 35-vjeç. Ngjarja ka ndodhur sot dhe pas kryerjes së krimit vrasësi ka qëlluar mbi veten e tij. Megjithëse është shoqëruar në spitalin e Lushnjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.  

Hetimet e para të policisë nuk japin ndonjë informacion për këtë ngjarje tragjike, por ata e kanë klasifikuar ngjarjen me motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie, nga e cila mbetën jetime tre vajza./tvklan.al






Të ngjashme