Krim i rëndë ndaj foshnjes, peticion për varjen e 32-vjeçarit


Krim i rëndë ndaj foshnjes, peticion për varjen e 32-vjeçarit

22:26 07/10/2016

Përmes një peticioni të ri po kërkohet varja e një personi që dyshohet se ka përdhunuar dhe rrahur për vdekje vajzën 10-muajshe të të dashurës së tij.

22

Benjamin R. Taylor, 32 vjeç nga Cottageville, do të dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes dhe sulmit seksual ndaj 10-muajshes, Emmaleigh Barringer.

392613CB00000578-0-image-a-4_1475715870221

 

Por, ndërsa në Virxhinian e Perëndimit është hequr dënimi me vdekje më shumë se 50 vite më parë, tani mijëra amerikanë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të bëjnë një përjashtim për Taylor.

“Burgu është shumë i mirë për përdhunuesit e fëmijëve,”

thotë peticioni  “We, the people” , “Ne, njerëzit”, që do të marrë një përgjigje zyrtare nga Obama nëse merren 100 mijë firma për 30 ditë.

Nëna e vajzës, Amanda Leigh Adkins, e cila ka katër fëmijë tha se kur ishte zgjuar e kishte gjetur të bijën lakuriq dhe të përgjakur në katin e poshtëm.

Foshnja fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë në spital./tvklan.al






Të ngjashme