Krim makabër/ Vret gruan 8 – muajshe shtatzënë dhe i merr fëmijën
Një 27 - vjeçare është arrestuar në Brazil pasi akuzohet se ka vrarë një grua shtatzënë dhe më pas i ka nxjerrë fëmijën nga barku.
Suelen Coimbra do Carmo, dyshohet se e mashtroi 22 - vjeçaren Naiara Silva Costa, e cila ishte 8 - muajshe shtatzënë, që të shkonte në shtëpinë e saj të martën e shkuar, duke i thënë se do t'i jepte një çantë me veshje dhe aksesorë për beben. [caption id="attachment_292835" align="aligncenter" width="770"]Viktima - Naiara Silva Costa
[/caption] Në një akt shokues e barbar, Carmo dyshohet se e drogoi, e vari dhe më pas e goditi atë me thikë, duke i nxjerrë nga barku foshnjen. Fëmija, sipas asaj që shkruanDailyMail,
nuk mbijetoi. Ai u gjet i mbështjellë me rroba dhe i hedhur në një lavaman brenda në shtëpi. Sipas detektivit Azuen Magda Albarello, Carmo e ka pranuar vrasjen e nënës së re. [caption id="attachment_292836" align="aligncenter" width="777"]Suelen Coimbra do Carmo
[/caption] Ajo mësohet se ka rrëfyer përpara autoriteteve se e kishte njohur atë në rrjete sociale, pasi nëna e ardhshme kishte kërkuar ndihmë për veshje për beben e saj. E akuzuara kishte pësuar abort dy muaj më parë, pasi ishte ndarë nga partneri, i cili dyshohet se nuk e donte fëmijën. Policia ra në gjurmët e gruas pasi një fqinj, të cilit iu kërkua që të hapte një gropë në oborrin e Carmo, dyshoi dhe e shprehu shqetësimin e tij tek autoritetet. Kur oficerët shkuan në banesën e 27 - vjeçares, ajo u shfaq nervoze dhe nuk donte të hapte derë. Një polic hyri në pronë nga muri rrethues dhe zbuloi trupin e viktimës në një varr të improvizuar të mbuluar me dhe. /tvklan.al