
Krim pasioni, policia në kërkim të “rrëmbyesit”
Një dyqan për të rritur ka rënë pre e një krimi pasioni, pasi një person hyri dhe vodhi një kukull seksi me vlerë 5 mijë dollarë.
Kjo grabitje e pazakontë ndodhi në Melbourne të Australisë. Autori u kap nga kamerat e sigurisë teksa theu parametrin e sigurisë me një fikëse zjarri dhe pinca.
Ai më pas doli me shpejtësi me të “dashurën e re”, të njohur si Dorothy, krahë të cilët e futi në një furgon të bardhë.
Dorothy është 168 centimetra dhe aktualisht vendndodhja e saj mbetet e panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të të riut, që akuzohet për vjedhje.
/tvklan.al