Krime kundër fëmijëve e femrave, kapet 50-vjeçari


Krime kundër fëmijëve e femrave, kapet 50-vjeçari

09:31 27/09/2018

Autoritetet policore kanë vënë në pranga një 50-vjeçar në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare të policisë së Durrësit thonë se i arrestuari është Flamur Korriku, banues  në Tiranë. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku rezulton i dënuar për disa vepra penale.

“Korriku është kapur në Fushë-Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “shfrytëzim prostitucioni”, “trafik femrash”,  “krime kundër fëmijëve” dhe “falsifikim dokumentesh” parashikuar në legjislacionin penal italian”

, thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al






Të ngjashme