Krimet e orëve të fundit/ Reagon Lulzim Basha


Krimet e orëve të fundit/ Reagon Lulzim Basha

11:19 05/12/2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, lidhur me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Korçë dhe Fier.

Sipas, Bashës këto ngjarje reflektojnë gjendje në të cilën është vendi dhe dëshpërimit të shoqërisë. “

Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë”

është shprehur ai.

Statusi i plotë:

Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.

Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh./

tvklan.al

 

 






Të ngjashme