Sekuestrohen prona te Rana e Hedhun
300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu janë bllokuar edhe disa apartamente.
Vlera e këtyre pronave, sipas prokurorisë, është 40 milionë Euro. Vendimi është dhënë nga gjykatësi Bib Ndreca në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen 339 dhe operacionin “Vol-Vo 4”. Gjatë këtij operacioni u arrestua ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka për akuzat e tjetërsimit të disa pronave pikërisht ne bregdetin e Lezhës.
Pas publikimit të këtij lajmi, reagoi në Facebook ish-deputeti i cili sqaroi se atij nuk i është konfiksuar asnjë metër katrorë tokë dhe se akuzat ndaj tij janë politike.
Tv Klan