Krimet ndaj klerit gjatë diktaturës, PD rezolutë në Kuvend


Krimet ndaj klerit gjatë diktaturës, PD rezolutë në Kuvend

13:36 13/10/2016

Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë ku kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar.

Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Kjo nismë e Partisë Demokratike synon gjithashtu nxitjen e hulumtive të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ezkekutimet e tyre.

Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 Nëntor, kur Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik./tvklan.alRezoluta-797x477

 





Të ngjashme