Krimi në 24 orët e fundit në vend (25 Gusht 1999)
Bilanci në 24 orët e fundit në disa rrethe ka qënë 5 të vdekur dhe disa të plagosur. Ka qënë një aksident i rëndë në rrethin e Fierit me plagosjen e tre vetëve, dy prej të cilëve vëllezer 13 dhe 8 vjeçar, ku ky i fundit në gjendje të rëndë. Shkaktar shpejtësia e lartë e një makine në rrugën Fier-Vlorë në vendin e quajtur Mifor ndërsa në Shkoder është vrarë një shtetas për motive hakmarrje nga tre persona me automatik.
Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit, është gjetur në plazhin e Durrësit në gjendje kome një 23 vjeçare e cila ka vdekur më pas në spital. Ajo vuante nga epilepsia.
Në Urën e Subashit në Gjirokastër si pasojë e rënies në linjat e tensionit të lartë ka gjetur vdekjen një 20 vjeçar nga fshati Shtepazë. Mësohet se është vrarë për motive ende të paqarta një shtetas 23 vjeçar në fshatin Bushat të Pukës i dënuar më parë dy herë për vrasje. Ai akuzohej për vrasjen e policit Petrit Guga.
Në Librazhd një 59 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e nipit të tij 16 vjeçar për çeshtje pronësie. Ngjarja më e rëndë duket se është hedhja në erë me lëndë plasëse e transformatorit të Ujësjellësit të Mamurrasit duke lënë pa ujë gjithë qytetin. Fshati Zheji i Laçit ka mbetur pa drita për 24 orë pasi e merrte energjinë elektrike nga transformatori i hedhur dje në erë./tvklan.al