Krimi në familje, 35- vjeçari ther me thikë vëllain dhe kunatën
Një person ka therur me thikë vëllain dhe bashkëshorten e tij, pasi një debati mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në qytetin e Elbasanit. Mësohet se Altin Illiu, 35 vjeç, pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij 43- vjeçarin me inicialet G.I., dhe kunatën e tij M.I 39 vjeçe. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Altin Illiut.
43- vjeçari ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.
/tvklan.al