Krimi në rrethe – (27 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fundjavë e përgjakur në rrethet e Shqipërisë. Në Kurbin, policia ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar i akuzuar për vrasjen e dy shtetasve dhe plagosjen rëndë të një tjetri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kryqëzim të qytetit. Sipas grupit hetimor ngjarja e rënde ka ndodhur si shkak i shkrehjes së pakontrolluar të pistoletes që mbante pa leje 33-vjeçari Hila, që tashmë po kërkohët nga policia.
Në Berat është arrestuar një 30-vjeçar pasi akuzohet se ka aksidentuar me vdekje me automjetin e tij 17-vjeçarin Erion Danillari. Aksidentet me pasojë vdekjen në qytetarëve në Berat është shtuar mjaft ditët e fundit. Aksidente që kanë revoltuar dhe vetë drejtorin e policisë Ahmetaj, që ka pezulluar shumë policë rrugor.
Gjakmarrja vret sërisht në Fier. Një polic dhe vëllai i tij 27-vjeçar janë vrarë mbrëmë në Cakran. Sipas policisë autori i vrasjes së dy vëllezërve është një bashkëfshatar i tyre dhe shkaqet mund të lidhen me hakmarrjen mes dy fiseve të tyre. Problemet e pronësisë vrasin dhe në Mallakastër. 26-vjeçari Gëzim Alushi ka mbetur i vdekur nga plumbat e kallashit pas një grindje me bashkëfshatarin e tij për një copë tokë.
Me dy vrasje në Tiranë shkon në tetë numri i të vdekurve nga plumbat e armëve vetëm për të dielën e mbrëmshme, fakt që nuk tregon për një rivendosje të rendit por për një rritje të krimit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj